Lajme Shqip Wednesday, 02 November 2011 19:41

Prishtin- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë takimit me Raportuesin e Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës mbi situatën në Kosovë, Bjorn von Sydoë, theksoi se, “Kosova synon përmbushjen e të gjitha standardeve për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale”.

“Stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti në gjithë rajonin janë vizion i qartë i Kosovës dhe vlerësoi se të gjitha vendet duhet të respektojnë dhe zbatojnë standardet evropiane”, tha Presidentja Jahjaga.

Sipas saj, mosmarrëveshjet në rajonin e Ballkanit duhet të zgjidhen përmes dialogut, respektimit të ndërsjellë dhe respektimit të integritetit territorial të secilit vend.

Presidentja e Kosovës, u shpreh se, “stabilizimi i gjendjes në veriun e Kosovës do të ndihmojë qytetarët e komunitetit serb dhe se barrikadat ose ndarja e Kosovës nuk janë rruga e integrimeve evropiane”.     

Ajo shtoi se, “Kosova si shtet qytetar dëshiron përfshirjen e të gjitha komuniteteve në ndërtimin e shoqërisë demokratike”.     

Raportuesi për Kosovën i Këshillit të Evropës, Bjorn von Sydoë, shfaqi interesimin e tij për zhvillimet në Kosovë në të gjitha fushat e në veçanti për të drejtat të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve.

“Kosova ka një popullatë të re me potencial të madh dhe asaj i duhet zhvillim më i madh ekonomik”, theksoi Sydoë duke shtuar se, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm, por ka nevojë për reforma në fusha të ndryshme.

Raportuesi Bjorn von Sydoë shfaqi interesim edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjet praktike të interesit të përbashkët dhe vlerësoi se të dyja palët duhet të tregojnë më shumë përkushtim për të gjetur zgjidhje të përbashkëta