Lajme Shqip Sunday, 05 February 2012 19:10

Uashington-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, mori pjesë sot në mëngjesin e punës të organizuar për gratë pjesëmarrëse.

Presidenca kosovare njofton se Sekretarja Clinton e ritheksoi përkrahjen amerikane për të ndihmuar Kosovën në axhendën e saj evropiane.

Në këtë mëngjes punë, të organizuar nga Fondacioni Hanns Seidel Stiftung, të pranishëm ishin rreth 90 personalitete nga e gjithë bota, ndërkohë që fjalën e rastit e mbajti Sekretarja amerikane e Shtetit Hilary Clinton. (LajmeShqip.com)