Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 12:04

Prizren – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar edhe nga komandanti i KFOR-it Erhard Byhler, ka qëndruar sot për vizitë në kampin e KFOR-it në Prizren.

Stacion të parë ajo e kishte spitalin ushtarak, i cili është në dispozicion për të gjithë trupat e NATO-s që shërbejnë në Kosovë, ndërkohë u takua edhe me shërbyesit civilë prej nga u njoftua me punën e tyre.