Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 18:35

Prishtinë – Presidentja e sapozgjedhur e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në fjalën e saj falënderuese në seancën e jashtëzakonshëm të Kuvendit siguroi se, do të jetë faktor uniteti dhe do përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim.

“Në punën dhe detyrën time do të udhëhiqem nga Kushtetuta dhe nga ligjet e Republikës së Kosovës, do të jem trasparente dhe bashkëpunuese në të gjitha çështjet, do të jem faktor dhe simbol i unitetit, do të përfaqësoj dinjitetshëm e me përgjegjësi Republikën e Kosovës, interesat e të gjithë qytetarëve”, tha presidentja Jahjaga.

Presidentja e sapozgjedhur, për besimin dhe përgjegjësinë e madhe që iu dha, falënderoi edhe në gjuhët e komuniteteve pakicë në Kosovë.

Atifete Jahjaga është presidenti i parë femër i Republikës së Kosovës.