Lajme Shqip Tuesday, 02 October 2012 13:50

Prishtinë – Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pas një konference për shtyp me ç`rast njoftoi për mbajtjen e samitit ndërkombëtar të grave në Prishtinë, theksoi se Republika e Kosovës i ka të përcaktuara qëndrimet e saj karshi dialogut me Serbinë.

Presidentja nuk ka dashur të komentojë deklaratat e baroneshës Eshton, se vendi duhet të përgatitet për vendime të vështira, por ritheksoi se asnjëherë nuk do të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës. “Eksitojnë disa linja të kuqe që janë përcaktuar nga vetë qytetarët dhe institucionet e republikës së Kosovës se asnjë çështje e brendshme nuk do të jetë temë e diskutimit me asnjë shtet tjetër e aq më pak me Serbinë”.

Jahjaga tha se në Kosovë gjithmonë ka pasur unitet institucional dhe politik, prandaj i gjithë spektri është unik se çështjet e brendshme janë të pa dialogueshme.

Nderkohë, në konferenca ndërkombëtare “Partneriteti për ndryshime- fuqizimi i gruas” e cila do të mbahet në Prishtinë me 4 dhe 6 tetor do të tubojë mbi 200 gra nga vendi, rajoni Evropa, Azia dhe shtetet e bashkuara. Në mesin e mysafirëve do të jetë edhe ish sekretarja amerikane Medline Allbrajt. Temë e konferencës do të jetë zhvillimi dhe fuqizimi i gruas në përfaqësimin e saj politik dhe në shoqëri.(LajmeShqip.com)