Lajme Shqip Friday, 03 February 2012 16:34

Berlin- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi në Mynih kryetaren e Kuvendit të Bavarisë, Barbara Stamm.

Presidentja Jahjaga dhe Stamm biseduan për zhvillimet në Kosovë si dhe për identifikimin e fushave të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Landit të Bavarisë.

Presidentja Jahjaga, e cila po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Sigurisë në Mynih, e falënderoi zonjën Stamm për kontributin e Gjermanisë për lirinë, shtet-ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, për njohjen e pavarësisë, investimet e kapitalit gjerman dhe garantimin e sigurisë në Kosovë me praninë e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it.

Presidentja Jahjaga tha se me ndihmën dhe përpjekjen e miqve të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe Gjermania si dhe të vullnetit e punës së popullit të Kosovës, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe përbën një rrëfim suksesi.