Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 17:07

Prishtinë (PLOTËSUAR, 17:55) – Presidentja  Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi u kanë dhënë sot mbështetje të plotë njësive speciale të Policisë së Kosovës, duke thënë se ato janë nderi dhe krenaria e shtetit të Kosovës.

Jahjaga dhe Thaçi shprehën vendosmërinë e institucioneve të shtetit për  ta shtrirë autoritetin dhe sovranitetin në tërë territorin e vendit. Gjatë një vizite në kampin e policisë speciale në Vrellë, kryeministri Thaçi ka përsëritur disa herë se se me asnjë çmim nuk do të ketë kthim prapa, duke paralajmëruar veprime të reja për ballafaqim me kriminelët dhe kontrabandistët në veri.

Ushtarët ishin të rreshtuar për të pritur dy udheheqësit më të lartë të shtetit, ndërsa kryeministri Thaçi nuk e lë vetëm me një parakalim, por ua jep dorën një e nga një policëve të Njësisë Speciale të Kosovës. Ky takim për Kryeministrin është energji e re për veprime të reja në kthimin e  kushtetutshmërisë dhe ligjshëmrisë në të gjithë territorin e vendit.

Vendosmërinë për të shtrirë sovranitetin në gjithë territorin e vendit e shprehu edhe Presidentja Jahjaga.

Ndërsa, kryeministri Thaçi, duke bërë përgjegjës drejtpërdrejt Beogradin për djegien e pikave kufitare në veri, i porositi ata të largohen nga mentaliteti i së kaluarës. Duke përsëritur disa herë se nuk do të ketë kthim prapa, ai paralajmëroi veprime të reja.

As Presidentja dhe as Kryeministri nuk lanë pa përmendur heroin më të ri, Enveri Zymberin, ndërsa vlerësuan se vepra e tij dhe e kolegëve të tjerë në vendosjen e kushtetutshmërisë në të gjithë territorin e vendit i ka bërë ata nderi i shtetit, me të cilët krenohet e gjithë Kosova.

Kryemininistri Thaçi premtoi se që gjatë kësaj jave do të procedojë ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit për mështetje institucioanle të policëve të rënë në krye të detyrës. (LajmeShqip.com)

****************************

Prishtinë – Presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi u kanë dhënë sot mbështetje të plotë njësive speciale të Policisë së Kosovës, duke thënë se ato janë ndëri dhe krenaria e shtetit të Kosovës.

Jahjaga dhe Thaçi shprehën vendosmërinë e institucioneve të shteti për ta shtrirë autoritetin dhe sovranitetin në tërë territorin e vendit.

Gjatë një vizite në kampin e policisë speciale në Vrellë, kryeministri Thaçi ka përsëritur disa herë se se me asnjë çmim nuk do të ketë kthim prapa, duke paralajmëruar veprime të reja për ballafaqim me kriminelët dhe kontrabandistët në veri. (LajmeShqip.com)