Lajme Shqip Tuesday, 31 December 2014 17:18

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë për Radio  Jacobson vlerësoi të arriturat e Kosovës gjatë vitit 2013, me theks të veçantë Marrëveshjen e 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Mund të them që në Kosovë më pëlqen shumë, ashtu edhe bashkëshortit tim. Është interesante mikpritja e popullit dhe është një kënaqësi për ne të jetojmë dhe punojmë këtu në Kosovë. Sa i përket vitit të kaluar është shënuar shumë përparim në Kosovë. Më të vërtet më ka lënë shumë mbresa puna dhe përkushtimi i madh këtu në Kosovë, përfshirë edhe gjithë ata që kanë diplomuar në SHBA për të dhënë një kontribut në zhvillimin e mëtejmë në Kosovë. Kemi parë gjithë këtë punë të madhe përfshirë edhe në dialogun me Serbinë dhe mendojmë se Marrëveshja e 19 prillit ka qenë një e arritur e jashtëzakonshme. Natyrisht që mbetet edhe shumë punë për tu bërë sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshjeje por ne po shohim se Kosova ka hyrë në rrugë të drejtë dhe dëshiroj të theksojë se me vjen shumë mirë që edhe udhëheqësia e Kosovës e ka parë dhe e ka vënë në pah punën dhe të mirat si dhe përfitimet e qytetarëve të Kosovës në afat të gjatë e jo ato qëllimet afatshkurtra”, u shpreh Jacobson. Ajo tha se Kosova është shtet i ri dhe ka një potencial shumë të madh. “Kosova është shtet i ri sepse sapo ka shpallur pavarësinë e saj po edhe për shkak të popullatës së re të saj. Unë kam miq që jetojnë në regjion të cilët thonë se në përgjithësi ndjehet një frymë rinore dhe se për këtë na pëlqen shumë. Mendoj se ky është burimi më i madh i Kosovës, kjo fuqi punëtore e edukuar dhe arsimuar mirë e mirë dhe derisa shkojmë drejtë 2014-së duke pas në mendje edhe të arriturat e 2013-së shpresojmë se do të ketë rritje ekonomike dhe vende pune pikërisht për këta të rinj dhe ne në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të punojmë për këtë”, është shprehur ndër të tjera, Jaboson.