Lajme Shqip Sunday, 05 May 2013 15:58

Prishtinë – Plani i zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e raporteve, pritet të kompletohet gjatë javës së ardhshme.

Të paktën, kështu shpreson ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila i tha REL-it se përveç këtij afati kohor optimal, pret të shohë edhe zbatim të atyre pikave, për të cilat Prishtina dhe Beogradi dhanë pëlqimin e tyre në Bruksel.

“Është një proces, të cilin e udhëheq Bashkimi Evropian, në krye me baroneshën Ashton, por unë mendoj se afati i zbatimit është tani, që të arrihet një marrëveshje për planin e zbatimit. Shpresoj ta shoh (planin e zbatimit) të jetë arritur brenda javës së ardhshme, në mënyrë që plani të mund të zbatohet, dhe që të dyja palët të tregojnë angazhim për zbatimin. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen evropiane të të dyja shteteve”, tha ajo.