Lajme Shqip Tuesday, 01 September 2015 08:40

Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq nuk mund të jetë kryetar i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajmin e ka konfirmuar për ‘Epokën e re’ në kushte anonimiteti një zyrtar qeveritar.

Ky zyrtar qeveritar ka bërë me dije se edhe në marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë saktësohet qartë dr askush nga jashtë këtij asociacioni nuk mund të bëhet kryetar, përveç anëtarëve të asambleve të komunave pjesëmarrëse dhe kryetarëve të tyre.