Lajme Shqip Thursday, 24 September 2015 15:00

Përfaqësuesit e Listës Serbe e kanë njoftuar sot drejtorin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, rreth vendimit që Aleksandër Jabllanoviq të mos jetë më përfaqësuesi i tyre, dhe për këtë kanë kërkuar mbështetjen e dhe të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.

Mediat serbe bëjnë të ditur se me Gjuriqin kanë diskutuar sot në Beograd zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ministri i pushtetit lokal Lubomir Mariq, ministri për kthim Dalibor Jevtiq dhe kryetari i pjesës jugore të Mitrovicës, Goran Rakiq, transmeton lajmi.net.

Pas bisedimeve me Gjuriqin, ata i janë drejtuar gazetarëve duke u thënë se janë të bashkuar sa i përket kërkesës që Jabllanoviq të mos jetë më përfaqësuesi i tyre, dhe se për këtë e kanë mbështetjen edhe të përfaqësuesve tjerë të Listës Serbe dhe të kryetarëve të komunave serbe. (lajmi.net)