Lajme Shqip Sunday, 13 November 2011 13:52

Bashkia e Tiranës njoftoi sot se duke filluar nga dita e nesërme do të rifillojë qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorve në sheshin “Skëndërbej”.

Sheshi tashmë i rehabilituar, pritet të lehtësoje shumë trafikun në kryeqytet. Bashkia ka dhënë me detaje  skemën se di do të realizohet lëvizja dhe si do të vazhdojnë punimet e mëtejshme në shesh.

Skema;

1. Qarkullimi i mjeteve në dhe përreth sheshit”Skënderbej” Rregullimi i qarkullimit të mjeteve në dhe përreth sheshit”Skënderbej”, do të kryhet si më poshtë:

– Kryqezimi te “Blv Zog I” me rrugen “Ded Gjo Luli”, hyrja ne shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi dhe do të menaxhohet me semaforë.

– Kryqezimi te rruga e “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, hyrja ne shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetem drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.

– Kryqezimi te rruga e “Kavajës” me rrugen “Ded Gjo Luli”, hyrja ne shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetem drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.

– Kryqezimi te rruga e “Luigj Gurakuqi” me rrugen “George.Ë.Bush”, hyrja ne shesh me 1 korsi dhe dalje nga sheshi me 2 korsi vetem drejt dhe do të menaxhohet me semaforë.

– Kryqezimi te rruga e “Dibrës” me rrugen “Bardhok Biba”, hyrja ne shesh do të behet nga rruga Urani Pani me 2 korsi deri në Blv Zog I dhe do të menaxhohet me semaforë.

– Në të gjitha rrugët, brenda Unazës së Vogël, do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e tyre.

Ndalohet qarkullimi i mjeteve përveç veturave dhe autobuzëve urban qytetës, në brendësi të unazës së vogël të qytetit, me kufizim 24 orë, me përjashtim të mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit. Subjektet dhe institucionet do të kryejnë veprimtarinë e tyre me autorizimet përkatëse sipas sinjalistikës së vendosur.

2. Risistemimi i stacioneve të Linjave Urbane Qytetëse

– Linjat urbane Kinostudio-Kombinat dhe Ish Uzina Dinamo e re – Sharrë, do të qëndrojnë te stacioni (xhepi i ndalimit) përballë Teatrit të Kukullave.

– Linjat urbane Tirana e Re do të qëndrojnë te stacionet (xhepat e ndalimit) në krah të 15- Katëshit dhe Muzeut Kombëtar.

– Linjat urbane Lapraka dhe Instituti Bujqesor do të qëndrojnë te stacion (xhepi i ndalimit) përpara Muzeut Kombëtar.

– Linjat urbane Tufina, Porcelani dhe Sauku do të qëndrojnë në të njëjtin stacion si më parë te Kulla e Sahatit.

3. Punimet në vazhdim

– Plotësimi i ndriçimit në “Sheshin Skenderbej” dhe spoteve në trotuare.

– Përfundimi i veshjes së shkallëve te Muzeu Kombëtar dhe Pallati Kulturës.

– Përfundimi i punimeve të vogla rifiniture.

– Përfundimi i hapësirës para Bankës së Shqipërisë.