Lajme Shqip Tuesday, 20 December 2011 18:06

Serbët e Kosovës për pushtetarët e Beogradit janë vetëm kokë turku dhe asgjë më tepër, këtë e verteton tani edhe rasti i ndjekjes penale te ish-kreut të Serbisë për Kosovën Nebojsha Çoviç. 

Çoviç nga prokurorët serb akuzohet se në vitin 2004 deri sa ishte ne krye të ashtuquajturën Qendra Kordinues Serbe për Kosovën duke nënshkruar faktuar në mënyrë fictive, ka përvetsuar dikuar rreth 6 milion euro në emër të ndërtimit të shtëpive dhe banesave gjoja serbet e Kosovës dhe ata që dëshirojnë të kthehen.

Në këto abuzime të Çoviçit hynë edhe blerja e shtëpive, banesave dhe trojeve të shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

Çoviç të gjitha këto i ka bërë me firmën e një shqiptaro-turko-boshnjaku Idriz Shijaku i cili ka jetuar në veri të Mitrovicë. Shijaku, në lojën e aplikaur nga ai ka blerë 20 shtëpi të shqiptarëve duke i mashtruar.

Shijaku u premtonte shqiptarëve se ai punonte  në ish gjykatën e Zubin Potokut që njëkohësishtë ka qënë gjykatë paralele e Serbisë dhe UNMIK-ut dhe gjatë nënshkrimit të kontratave të blerjes i thoshte shqiptarëve që “nënshkruani që i keni marrë edhe paratë e më pas, Qeveria e Serbisë do t’iu paguajë”.

Shumë qytetarë  i kanë nënshkruar kontratatn se gjoja i kanë marr parat dhe sot e asaj dite, shtëpitë e tyre shfrytëzohen nga serbet, por paratë nuk erdhën kurrë.

Për këtë në policinë e Mitrovicës janë depozituar rreth 20 ankesa të shqiptarëve për mashtrimin nga ana e Idriz Shijakut dhe Qendrës Koordinuese Serbe për Kosovës. 

Në këtë mashtrim është direkt i implikuar edhe Nebojsha Çoviç i cili në faturën e tij figuron se shtëpitë e shqiptarëv janë paguar ndërsa në realitet, shqiptarët nuk kanë marrë para për shtëpitë e shitura.