Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 18:59

Prishtinë- Për ta listuar Kosovën si vend të pavarur në kuadër të rrjetit më të madh social në botë, “Facebook” janë angazhuar disa prej liderëve kryesor të Kosovës, por edhe zyrtarë të lartë amerikan.

Kryeministri Hashim Thaçi, zëvendësministri i jashtëm Petrit Selimi janë takuar disa herë më drejtor marketingu të kësaj kompanie, ndërsa një ndihmesë e madhe është dhënë edhe nga dërgimi i letrave nga anëtari i Komitetit për Politikë të Jashtme të kongresit amerikan, Eliot Engel.

Përpos kësaj, edhe shumë njerëz individualisht kanë punuar për ta arritur këtë njohje nga rrjeti social në të cilin janë të hapura më shumë se 1.5 miliard profile./Zëri/