Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 07:59

Qytetarët e Kosovës të cilët me makinat e tyre me targa RKS po marrin rrugën drejt Luginës së Preshevës, vazhdojnë të përballen me aplikimin që Serbia ka vendosur: përdorimin e targave të përkohshme në territorin e saj.

Rasti i cili është raportuar nga qytetarët në portalin Titulli.com, është regjistruar në pikëkalimin Muçibabë-Depcë në Preshevë.

Përveç pagesës, drejtuesi i mjetit është dashtë që në këtë vendkalim të ndryshojë targat RKS, në mënyrë që të vazhdojë rrugëtimin drejt Preshevës.