Lajme Shqip Wednesday, 31 August 2011 14:07

Mitrovicë – Portali LajmeShqip.com ka identifikuar, përmes burimeve të veta, emrat e pesë personave të kërkuar për arrestim nga aksioni i sotëm i përbashkët i EULEX-it, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, në veri.

Sipas burimeve të portalit, personat e kërkuar që të kapen nga ky aksion janë:

1. Vlladan Tihomir Rakiq, me nofkën Sise,

2. Sllobodan Blagoje Vuçiniq, me nofkën Sllobo,

3. Radomir Urosh Kasaloviq,

4. Ratomir Radun Bozhoviç, me nofkën Dude dhe

5. Radovan Zoran Radiq, me nofkën Krelac.

Që të gjithë këta, për të cilët ka fletarrest dhe të cilët dyshohen për vrasjen e policist të Kosovës, heroit Enver Zymberi, nuk janë gjendur në shtëpi në momentet bastisjeve dhe të aksionti që është zhvilluar në fshatrat Zupç dhe Jegenicë.

Është raportuar po ashtu se gjatë aksionit të sotëm është bastisur edhe shtëpia e Sllavisha Ristiqit.

Burimet e portalit kanë bërë të ditur se këta persona të kërkuar kanë qenë paraprakisht të njoftuar për aksionin e EULEX-it, të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës për arrestimin e tyre.

Bëhet e ditur se, gjithmonë, sa herë që është zhvilluar një aksion i policisë dhe KFOR-it, dhe për të cilin është njoftuar paraprakisht policia në veri, aksioni ka rezultuar i pasuskesshëm.

Po sot, gjatë punimeve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi, ka kërkuar publikisht nga Serbia që të mos i strehojë të kërkuarit për krim në veri të Kosovës. Ai ka deklaruar se Serbia është e obliguar t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare për ekstradimin dhe mosstrehimin a tyre që kanë fletarreste në një shtet tjetër. (LajmeShqip.com)