Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 10:57

VIDEOJA
Ashtu sikurse shihet qartë nga pamjet, video është regjistruar në 1 mars të vitit 2010. Eshtë e njëjta periudhë kur është filmuar edhe video mes ish ministrit të Jashtëm Ilir Meta dhe Dritan Priftit, e cila u bë publike në emisionin Fiks Fare. Shumë është folur për videon e re, Prifti-Fahri Balliu, por në asnjë rast, kjo video nuk ka dalë në dritë. Në fakt, video është regjistruar në të njëjtën ditë, dhe Fahri Balliu ka qenë në zyrën e ish ministrit, vetëm pak minuta para se në të të hynte Ilir Meta. Kamera ka qenë e ndezur, dhe gjithë biseda e Fahri Balliut me ish ministrin ka arritur të regjistrohet. Gazeta “Shqiptarja”, ka marrë në dorë këtë video, ndërkohë që botuesi i kërkon ministrit favore për disa industri, duke përfshirë tendera sin ë skrap apo edhe në miniera.

Video është e rregjistruar për 7 minuta dhe nuk ka të njëjtën gjatësi bisede sa video që është rregjistruar mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Sipas asaj që dëgjohet qartë në këtë video, botuesi i gazetës “55” Fahri Balliu ka shkuar për dy çështje kryesore për të takuar ministrin. Në pjesën e parë të bisedës me ish ministrin, Fahri Balliu, duke i ofruar rryshfet ministrit, në shuma qindra mijëra eurosh, i kërkon që një kompani ruse të hyjë në tender skrapi, në një prej rafinerive kryesore në vend.

Biseda bëhet miqësore, në pjesën më të madhe të kohës, është duke folur me këmbë me duar, për të sqaruar përfitimet që do të kenë palët nga gjithë ky proces madje edhe nga tenderi duhet të zhvillohej në procedura të tilla që rusët të dilnin fitues. Ish ministri Dritan Prifti duke mbajtur në dorë telefonin, është duke folur me botuesin Fahri Balliu dhe i thotë këtij të fundit se kjo është një punë që bëhet me tender. Dhe sipas ish ministrit, nëse firma ruse do të marrë pjesë në këtë procedurë, atëherë do të duhet të hyjë në tender si të gjitha kompanitë e tjera për çështjen e rafinerisë .

Por nuk ndalet me këtë kërkesë Fahri Balliu përballë ish ministrit të Energjetikës Dritan Prifti.

Në kërkesën e tij të dytë ndërhyn për minierën e bakrit në Rehovë që është në qarkun e Korçës. Ai kërkon që kjo minierë ti jepet një firme turke që e ka kërkuar dhe për këtë, Fahri Balliut i ka ndërhyrë baxhanaku i tij që është ambasador në Turqi. Biseda prej 7 minutash është “sjellë” vërdallë vetëm tek këto dy tema. Sikurse është e qartë nga ajo që duket nga fotot që po publikohen sot në Shqiptarja.com dhe videot që disponon gazeta video është regjistruar në të njëjtën zyrë, ku është regjistruar edhe video Meta – Prifti, por edhe Fahri Balliu është vendosur në të njëjtin pozicion, ku në videon e marsit 2010 ishte ulur edhe ish zv,kryeministri Ilir Meta.

DEBATET
Që ka pasur një video të dytë që ka rënë në duart e ekspertëve të prokurorisë, ky fakt është përmendur menjëherë pas videos Meta- Prifti. Kjo sepse, që atëherë u tha se në laptop -in që ish ministri dorëzoi për organet e hetimit, kishte edhe disa video të tjera, një ndër të cilat, dhe për të cilën prokuroria kërkoi edhe heqjen e imunitetit të Deputetit Dritan Prifti, ishte regjistrimi i ish ministrit me ish zv.ministrin, ndërkohë që ky i fundit i ofronte para. E ndërsa hetimet për këtë çështje vazhdonin dhe Prifti bëri edhe deponimet e tij në Prokurori, në qarqet e hetuesve u fol edhe për videon e tretë ku është regjistruar Fahri Balliu.

Deri tani, nuk ishte dhënë asnjë provë për ekzistencën e kësaj video, deri në momentin kur gazeta “Shqiptarja” arrin ta disponojë atë ndërkohë që për lexuesit e saj nxjerr në një film disa nga minutazhet e këtij regjistrimi. Çka do të thotë që në arkivat e prokurorisë do të dalin të tjera fakte dhe të dhëna se si njerëz të ndryshëm, shumë afër pushtetit, kanë shfrytëzuar pozicionet e tyre për përfitime personale. Fahri Balliu gjatë gjithë videos duket shumë i kujdesshëm, duke mos dashur të përmendë emra, por që të kuptohej pse bëhej fjalë. Ndërkaq, zbërthimin e vetë kësaj video, ish ministri Dritan Prifti, e ka bërë publike edhe disa kohë më parë në intervistat e tij dhënë për median.

*******************************

Video e shumëpërfolur e ish Ministrit të Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifi dhe botuesit të gazetës “55” Fahri Balliu del në dritë.

Gazeta “Shqiptarja.com” publikon sot ekskluzivisht fotot e botuesit në zyrën e ministrit të atëhershëm, ndërkohë që disponon edhe videon, e cila sot endet në duart e disa individëve, duke përfshirë prokurorë dhe ekspertë të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta.

 VIDEOJA

Video është regjistruar në 1 mars të vitit 2010, vetëm pak minuta para se të hynte në zyrë Ilir Meta dhe është filmuar video mes ish ministrit të Jashtëm Ilir Meta dhe Dritan Priftit, e cila u bë publike në emisionin Fiks Fare.

Në video botuesi i kërkon ministrit favore për disa industri, duke përfshirë tendera si në skrap apo edhe në miniera. Video është e rregjistruar për 7 minuta dhe nuk ka të njëjtën gjatësi bisede sa video që është regjistruar mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit.

Në pjesën e parë të bisedës, Fahri Balliu, duke i ofruar ryshfet ministrit, në shuma qindra mijëra eurosh, i kërkon që një kompani ruse të hyjë në tender skrapi, në një prej rafinerive kryesore në vend. Ndërsa në pjesën e dytë kërkon favore për një kompani turke që ti jepet një minierë bakri . (Gazeta Shqiptarja.com)