Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 14:16

Prishtinë – Oliver Ivanoviq ka thënë të premten se serbët nga veriu i Mitrovicës nuk do të pranojnë juridiksionin e Prishtinës. 

Ai vlerësoi se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, që në vend të dy komunave për Mitrovicën, siç është e paraparë me Planin e Ahtisarit, të shqyrtohet mundësia për një komunë të integruar, janë shqetësuese për banorët serbë. 

“Në vend të ideve të tilla, të cilat padyshim shqetësojnë komunitetin serb, propozoj që Prishtina të shqyrtojë mundësinë të pranojë realitetin në terren, e ky realitet është që veriu i Mitrovicës që është i banuar kryesisht me serbë, nuk do ta pranojnë juridiksionin e Prishtinës, të paktën jo ashtu siç e kanë menduar shqiptarët”, ka thënë Ivanoviq.