Lajme Shqip Saturday, 08 August 2015 12:10

Oliver Ivanoviq, liveri i Iniciativës Qytetare për Liri dhe Demokraci, ka thënë se është i vendosur që të vazhdojë grevën e urisë për shkak se sipas tij nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen ndaj padrejtësisë dhe kërcënimit të të drejtave të njeriut që i është bërë.

Në një letër të publikuar në të përditshmen serbe politika, Ivanoviq ka thënë se është i zhgënjyer me vendimin e gjyqtarit për ta shtyrë paraburgimin e tij dhe ka thënë se kjo më së miri dëshmon se për rastin e tij ka ndikim të fortë politik mbi gjyqtarët dhe trupin gjykues.

“Nuk jam vetëvrasës, por është e qartë se gjithmonë më duhet të zgjedh rrugën më të vështirë”, ka porositur nga burgu lideri i Iniciativës Qytetare SDP Oliver Ivanvoqi, i cili, i siç ka numëruar sot “Politika” e Beogradit, është në burg qe 557 ditë.

Në letrën që e ka publikuar kjo gazetë, transmeton Koha.net , Ivanoviq thotë se “është zhgënjyer shumë me vendimin e gjykatësve për vazhdimin e paraburgimit e aq më tepër me arsyetimin e i cili, sipas tij, ka ndikim të fuqishëm politik te gjykatësi dhe te Këshilli Gjyqësor.

Në letrën shkruar me dorë, Ivanoviq thekson se gjykimin dhe dëgjimin e dëshmitarëve nga publiku e përcjellin shumë avokatë, juristë e gjykatës nga Gjykata serbe, ekipi juridik i SDP dhe ata, sipas tij, e kanë të qartë ç’gjykim është ky, prandaj, thotë ai, të qarë duhet ta ketë edhe EULEX-i.

“Nga dëshmitarët e dëgjuar deri më tash, asnjëri nuk më ka ndërlidhur me akuzat që më ngarkohen. Kam respektuar çdo vendim gjyqësor. Marr pjesë aktivisht në proces, korrigjoj përkthyesit zyrtarë sepse e flas mirë anglishten e shqipen dhe mendoj në ata të pafat qe s’e kanë pasur këtë mundës. Ka shans shumë të madh dhe mundësi që përkthimi të jetë gabim dhe kjo pastaj të ndikojë në vendimin përfundimtar”, ka thënë Ivanoviq.

Ivanoviq dje ka filluar grevën e urisë në burgun Mitrovicës me kërkesën që të mbrohet në liri. Një ditë më parë u mor vendimi që atij t’i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj, deri më 6 tetor.

Kjo është greva e dytë e urisë e tij. Më parë Ivanoviq kishte bërë grevë urie duke kërkuar që nga burgu I Prishtinës të transferohej në burgun e Mitrovicës. Dhe ai ia doli të ndërronte vendburgimin.

Oliver Ivanoviq është arrestuar më 27 janar 2014 me akuzën e EULEX-it për vrasje të civilëve shqiptarë në vitin 1999 dhe në vitin 2000.

Zyrtarë nga Beogradi dje kanë reaguar zëshëm kundër kohëzgjatjes së paraburgimit të tij.