Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 20:59

Bari-Mediat italiane raportojnë se rreth 500 kg marijuanë që sipas policisë së shtetit fqinj vinte nga Shqipëria. Sasia e madhe e marijuanës u sekuestrua në dy operacione të ndryshme policore. Fillimisht policia sekuestroi në periferi të Barit rreth 300 kg drogë. Policia e zonës kishe vënë re lëvizjet e dyshimta pranë një ferme dhe kishte vënë nën vëzhgim të gjithë zonën, deri sa u vu re mbërritja e një furgoni që solli ngarkesën prej 300 kg marijuanë. Efektivët e policisë kanë bërë çmontimin e gomave të furgonit dhe kanë nxjerrë prej andej plot 270 pako me marijuanë. Ndërkaq mësohet se janë vënë në pranga dy shtetas shqiptar që kishin sjellë drogën përkatësisht Lulzim Murataj, Jovan Saraçi si dhe tre personat e tjerë që e prisnin drogën në fermë italiani Rafaelo Miccio dhe dy shtetasit e tjerë shqiptarë Ermion Xheka  dhe Orgest Verbofshi. Ndërkaq në Peruxha, policia ka sekuestruar 165 kg marijuanë ndërsa ka prangosur dy shtetas shqiptarë. (LajmeShqip.com)