Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 20:43

Tiranë – Se si e shef Shqipërinë, Kosovën  dhe shqiptarët në Ballkan 100 vjetë pas pavarësisë sipas shkrimatrit tonë të madh Ismajl Kadare, për “Presheva Jonë” është shprehur i kënaqur, duke pohuar se “ kombi ynë në përgithësi ka arritur shumë suksese, sidomos decenive të fundit, në cdo sferë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe viset tjera të ballkanit. Pro, kjo nuk don të thotë të ndalemi këtu. Me suksese Shqipëria dhe Kosova duhet të vazhdojë.  Sepse shqiptarët sot gjenden në kulmin e zhvillimeve  dhe ato janë në rrugë të mbarë.

Bisedoi:  Nefail MALIQI, Presheva Jonë
Coptimi i Kosovës, këmbimi i territoreve, ridefinimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë..gjitha keto propozime dhe  hipoteza për shkrimtarin tonë të madh Ismajl Kadare nuk janë të panjohura të cila tai i quan më shumë se ide, i quan spekulime dhe lojë me zjarr për destabilizimin e rajonit.

Ismjal Kadare pajtohet plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe i bashkohet zërave të tyre për paprekshmërinë e kufijve të cilat  sipas z.ismajl Kadare “gjëra janë jo vetëm të ndieshme në ballkanin e përzier, por edhe të rrezikshme për perspektivën e rajonit pas gjithë atij mundi, pas gjithë atij investimi energjie nga ndërkombëtarët për promovimin e paqes dhe vënies së stabilitetit në rajon, pas gjithë atyre vuajtjeve dhe tmerrit që kishte përjetuar ballkani këto vitet e fundit.”

Duke mos dashur të hyjë në këso maskarallëqesh, pazare, siq shprehet Kadare  me propozime rreth ndarjes së Kosovën, ai për për agjencinë informative kombëtare “Presheva jonë”  është shprehur kategorkisht kundër ndarjes qaë sipass tij “gjithsesi duhet ruajtur integriteti  territorial i shtetit të Kosovës dhe cdo pretendim të  lëvizjeve të kufijve apo coptim të Kosovë nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabiliteit në rajon..”

Madje sipas z. Ismajl Kadare “nisur nga historia, vujtajet e popillit të  Kosovës, sot nuk është duke u bërë aq sa duhet për këtë pjesë të Evropës. Cdo angazhim për Kosovën nuk mjafton kurrë, sepse ajo e meriton shumë e më shumë…”

Pastaj,  duke komentuar vlimet e fundit në Kosovë dhe Luginë të Preshevës Ismajl Kadarenë vazhdim për agjencinë tonë pohon se “situate në Luginën e Preshevës është e papranueshme ku popullata e atjeshme, shqiptarët etnik në këto troje, ende në këtë shekull ballafaqohet me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare.

Prandaj, perspktiva e Luginës së Preshevës, sikur viset tjera të ballkanit, duhet të jetë kah Evropa, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madhë të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Prandaj, po e përsëris se populli ynë shqiptarë si në Kosovë ashtu në Luginë të Preshevës me një të kaluar me vështirësi të mëdha e me saktifica sot mund të themi se nuk është duke u bërë mjaft, aq sa duhet për ta, sepse ato e meritojnë edhe më shumë. Nuk është kurrë shumë të bësh për ta. Është gjithmonë pak…”

Sa i përket vizitave të kreut të shtetit serbë në Kosovë edhe ketu z.Kadare thotë se “sikur serbët e Kosovës që presin personalitetet e tyre të larta nga një vend fqinj edhe shqiptarët e Luginës së Preshvës kanë të drejtë dhe dëshirë, bile së paku për t’mos u harruar, që të vizitohen nga personalitetet tona nga Prishina e Tirana.”

Se si e shef Shqipërinë, Kosovën  dhe shqiptarët në Ballkan 100 vjetë pas pavarësisë sipas shkrimatrit tonë të madh Ismajl Kadare në fund është shprehur i kënaqur, duke pohuar se “ kombi ynë në përgithësi ka arritur shumë suksese, sidomos decenive të fundit, në cdo sferë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe viset tjera të ballkanit. Pro, kjo nuk don të thotë të ndalemi këtu. Me suksese Shqipëria dhe Kosova duhet të vazhdojë.  

Sepse shqiptarët sot gjenden në kulmin e zhvillimeve  dhe ato janë në rrugë të mbarë. Përfaqësuesit e popullit tonë, dhe jo vetëm këta, por të gjithë ne bashkarisht shkrimtarë, intelektualë, rinia..meqë gjendemi para një sër sfidash, na  presin edhe shumë  detyra dhe përgjegjësi të mëdha për të ardhmen e kombit tonë, per cka nuk  duhet dnalur së punuari, duhet vazhduar misionin tonë, për zhvillimin e kombit tonë, për një të ardhme edhe më të mirë dhe të sigurt e orinetuar kah Evropa..”