Lajme Shqip Thursday, 14 July 2011 14:45

Tiranë – Deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, bëri sot thirrje që forca politike që ai përfaqëson të vazhdojë bashkëpunimin me faktorin ndëkombëtar dhe aktorët politikë shqiptarë për reformën zgjedhore.

Në një prononcim për mediat, para selisë së Kuvendit, deputeti Islami deklaroi se “pavarësisht nga pakënaqësitë lidhur me rezultatin zgjedhor për Bashkinë eTiranës, PS duhet të vazhdojë bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar, në radhë të parë sepse është një parti që nuk e meriton të ndërtojë një marrëdhënie të tensionuar me faktorin ndërkombëtar”.

Ndërsa lidhur me reformën zgjedhore, ai vë në dukje se duhet pritur raporti i OSBE/ODIHR-it dhe mbi bazën e tij duhet ndërtuar e gjithë axhenda për reformën zgjedhore në të ardhmen.

Deputeti socialist nënvizon se “nuk besoj se PS  do të kalojë në veprime që nuk janë të qënësishme për forcën më të madhe opozitare në vend”.