Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 10:23

Tiranë – Deputeti socialist, Kastriot Islami, ka deklaruar se kreu i kësaj partie, Edi Rama, ka misionin e përçarjes së këtij subjekti politik.

Në një deklaratë për mediat shiptare, Islami sqaroi se nuk është vetëlarguar nga PS-ja, ashtu siç nuk u takon figurave qendrore të kësaj force politike.

I ftuar në studion e “ABC News” ai tha se nuk është vetëlarguar nga PS-ja, ashtu siç nuk u takon figurave qendrore të kësaj force politike.

Ndërsa duke folur për kreun e opozitës, Edi Rama, Islami tha se ai po ecën në rrugën e gabuar dhe ka si mision që të përçajë Partinë Socialiste dhe të majtën, gjë që, sipas tij, nuk është aspak e mirë për këtë parti.