Lajme Shqip Monday, 23 April 2012 18:34

Tiranë – Në kuadër të projektit të qeverisë, po punohet për dixhitalizimin e plotë të të gjitha hallkave të sistemit shëndetësor, me synim përdorimin në të ardhmen të kartës së identitetit edhe si kartë shëndeti, tha sot drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana. Sipas saj, kjo formë do të lehtësojë qytetarët, do të kontrollojë dhe modernizojë sistemin, me synim rritjen e transparences dhe shmangien e abuzimeve.   

Hana tha se ISKSH ka kontaktuar me ofruesit e shërbimeve, duke marre informacion real mbi gjendjen aktuale, duke iniciuar ngritjen e strukturave te reja administrative dhe  plotësimin e tyre me personel te kualifikuar. “Në funksion të marrjes dhe përpunimit elektronik të të dhënave të pacientit, ISKSH ndërtoi softin kompjuterik te llogaritjes së kostos sipas sherbimeve mjekësore dhe diagnozave, duke e instaluar ne 39 spitale te kontraktuara , duke  realizuar per here te pare perpunimin  e te dhenave te karteles se pacientit ne menyre elektronike”, tha Hana.  

Sipas saj, në të ardhmen synimi i ISKSH eshte lidhja e metodave te financimit te Spitaleve me ofrimin e paketave te sherbimit dhe realizimin e indikatoreve te performances si nje mekanizen e cila do te ndikoje ne  sigurimin dhe rritjen e cilesise se sherbimit mjeksor ndaj pacientit.

Hana  foli gjithashtu edhe per ligjin e ri të sigurimeve shëndetësore, i cili do të plotësohet këtë vit me aktet nënligjore në mënyrë që të hyjë i plotë në fuqi ne vitin 2013. Fale ketij ligji, ISKSH shnderrohet ne Fond Sigurimesh dhe financimi i sherbimeve do te behet ne baze te paketave te percaktuara te sherbimeve shendetesore per cdo qender shendetesore apo spital. (LajmeShqip.com)