Lajme Shqip Saturday, 12 September 2015 19:03

Organizata ekstremiste e Shtetit Islamik, ka kërcënuar sërish Ballkanin me sulme terroriste. Në revistën e tyre “Dabiq”, ata kanë theksuar se askush nuk mund t’i pengojnë në realizimin e sulmeve terroriste ndaj ambasadave të huaja në Sarajevë, Tiranë dhe Prishtinë.

“Çfarë na pengon për shembull ne, të sulmojnë komunitetet ne Miçigan, Los Anxhelos dhe Nju Jork? Ose të sulmojnë ambasadën e Panamasë në Doha ose Dubai? Çfarë në pengon të sulmojnë Ambasadën e Japonisë në Bosnjë, ose diplomatët sauditë në Tiranë, Sarajevë dhe Prishtinë”, theksohet në deklaratë.

Gjithashtu, përmes deklaratës së tyre ata kanë theksuar se refugjatët nga Siria janë duke bërë një mëkat të madh kundër Allahut, sepse sipas tyre ata nuk duhet të shkojnë drejt vendeve të Evropës.