Xhabir Hamiti, i shkarkuar nga posti i kryetarit të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka thënë se të martën në kuvendin e BIK-së, është bërë një puç i pa precedent deri më tani.
Sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë që kryetari i Kuvendit, me procedurë ad-hoc, pa inicime paraprake juridike, pa konsultime të komisioneve disiplinore të kuvendit dhe atij administrativo juridik, të mblidhen nënshkrime dhe të shkarkohet kryetari i Kuvendit të BIK-së.
“Mbështetja, sipas tyre, në një nen të Kushtetutës se kinse Xhabir Hamiti nuk e ka kryer detyrën zyrtare për çfarë është zgjedhur, konsiderojë se është hap tepër i ulët”, ka deklaruar Hamiti.
“I sigurojë të gjithë punonjësit e BIK-së se unë legjitimisht jam ende kryetar i Kuvendit të BIK-së, deri në perfundimin e mandatin tim të rregullt, i cili përfundon më 18.10.2013. Çdo nënshkrim dhe çdo procedim i çfarëdo dokumenti zyrtar të Kuvendit, pa dijen time, deri në përfundimin e mandatit tim ligjor, është jo legjitim, ndërsa përgjegjësia do të bie mbi ata që marrin këtë guxim, përfundon deklaratën Hamiti”, shtoi Hamiti.