Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 20:00

Tiranë – Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, miratoi vendimin “Për miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish- të dënuarit politik të regjimit komunist”.

Në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Berisha tha se “ne miratojmë shumën prej 1.5 miliardë lekë të reja apo 15 miliardë lekë të vjetra për shpërndarje për dëmshpërblim për ishë të përndjekurit politikë. Pra qeveria po bën gjithçka për t’u qëndruar detyrimeve që ka ndaj të përndjekurve dhe pronarëve”.