Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 16:38

Tiranë- Procesi i dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë, do të vijojë, deklaroi sot Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se vonesa e këstit të dytë të dëmshpërblimit nuk ka patur asnjë shkak tjetër përveç se ndryshimeve që i kemi bërë ligjit edhe gjatë kësaj periudhe.   

Këto ndryshime, theksoi ai, shtojnë numrin e dosjeve dhe rasteve që duhet të shqyrtohen. Ai mohoi të ketë patur mungesë ndjeshmërie lidhur me këtë çështje.

“Unë pashë që Rama kishte mbledhur 3-4 vetë dhe i përgëzoj ata, për ato që i thanë në sy. Por të marrësh njerëz që kanë vuajtur për vite të tëra në burgje dhe t’i vendosësh para Gramoz Ruçit dhe miliarderes Keti Bozhdari kjo është absurde”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë u shpreh më tej se “ata kalorës të besimit të tyre në vlera, ja thanë z. Rama se 8 vite rresht nuk dhe një qindark në pushtet për ne dhe shpërbleve hanxharët tanë”.

Ata, tha më tej Berisha, jua dhanë paratë edhe Ramiz Alisë edhe Nexhmije Hoxhës, por të përndjekurve ua bllokuan, se kishin kryer krime.

Çdo parti politike, nënvizoi Berisha, ka të drejtë të ndërtojë platformën e vet mbi një shqyrtim të realitetit, por jo falsifikim.

“Këdo mund të vendoste në krah të të përndjekurve, por qoftë edhe për një anë formale nuk mund të vendoste Gramozin, ministrin e fundit të turturës komuniste për të dhënë atë mesazh”, u shpreh Kryeministri Berisha. (LajmeShqip.com)