Lajme Shqip Thursday, 11 October 2012 09:27

Tiranë – Gjigandi britanik i lajmeve, BBC i ka kushtuar një lajm të vecantë grevës së ish të përndjekurve politik duke e renditur si një cështje dytësore progres raportin e Brukselit.

“Ish i përndjekuri në Shqipëri i vë flakën vetes për dëmshpërblimet”, është titulli i artikullit. BBC raporton me detaje tentativën e vetëflijimit të Lerak Bejkos pas asaj të Gjergj Ndrecës. Ndërkohë BBC thotë se vendimi i Komisionit Europian është një gur i rëndësishëm kilometrik drej rrugës së antarësimit.

Statusi i vendit kandidat thekson kjo media britanike do të aprovohet kur Shqipëria të plotësojë reformat e kërkuara në drejtësi dhe adiminstatën publike.

Zhvillimet e së Enjtes në Bruksel që lidhen me Shqipërinë gjejnë jehonë edhe në gazetën amerikane “Uall Street Journal”.

Brukseli thuhet në shkrim vendosi disa kushte përpara bërjes së rekomandimeve përfundimtare që lidhen me vijimin e reformave në administratën publike, reformën parlamentare dhe në sitemin e drejtësisë.

Duke cituar komisionerin, Stephan Fyle “Uall Street Journal”, thotë se fati i shpejtësisë së këtij procesi është në duart e shqiptarëve. “Uall Street Journal”, gjithashtu citon një zyrtar të BE-së i cili është shprehur se shumica e vëndeve anëtare janë shumë skeptikë në dhënien e Shqipërisë së statusit të vendit kandidat.

Kjo do t;ja shtojë presionin Shqipërisë për të shkuar përtej asaj që kërkohet nga Komisioni Europian për t’i realizuar reformat sa më shumë që të jetë e mundur.

Në vijim të artikullit “Uall Street Journal”, thotë se pavarësisht se Anglia e përshëndeti raportin e së mërkurës duke theksuar se për Londrën zgjerimi është prioritet, nga ana tjetër disa diplomatë europianë mendojne se ka pak entuziazëm në hapjen e negociatave për zgjerim të Shqipërisë.(LajmeShqip.com)