Lajme Shqip Saturday, 08 August 2015 11:57

Prokuroria Speciale në Slloveni ka ngritur aktakuzë ndaj ish kryetarit dhe zëvendës-kryetarit të Telekom Slovenije, Bojan Dremelj dhe Dusan Mitic, si dhe ish menaxherit të Faktor Bankës për marrëveshjet kontestuese në Kosovë.

Për shkak të këtyre marrëveshjeve, Telekom Sllovenia gjatë transaksioneve në Kosovë, dyshohet se ka pësuar humbje 20 milion euro. Ish- drejtuesit e Telekomit tani po hetohen nga një prokuror i specializuar për këtë, transmeton gazeta sllovene “Vecer”.

Transaksionet e diskutueshme dyshohet se kanë të bëjnë me tenderin për koncesionin për operatorin mobil në Kosovë, ku për këto transaksione palët duket të kenë rënë dakord paraprakisht.

Dremelj dhe Mitiq me pjesën tjetër të udhëheqjes së Telekomt, i kanë paguar një çmim të lartë kompanisë kosovare, Kosmocell dhe BANKA Factor-it, për anulimin e koncesionit.

Për blerjen e aksioneve të saj në Ipko për të paguar gati 24 milionë euro.

Me këtë marrëveshjet Dremelj dhe Mitiç biznesmenit kosovar, Ekremu Lluka, i kanë siguruar një fitim prej 12 milionë eurosh ndërsa, Faktori BANKA 7.milionë euro. Telekom Sllovovenia me këtë marrëveshje sipas llogaritjeve është dëmtuat për rreth 20.000.000 e, gjatë transaksioneve të kontestuara. Për këtë kanë reaguar kompanitë e dëmtuara.