Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 10:50

Prishtinë – Ish-pjestarë të Brigadës 121 si dhe disa veteranë të tjerë të UÇK-së, kanë vazhduar me dorëzimin e deklaratave në prokurorinë speciale të Kosovës.

Ata janë shprehur të pakënaqur me arrestimet e EULEX-it, duke i quajtur akuza të pabaza dhe në dëm të Kosovës.

Veteranët kanë deklaruar se që nga paslufta, misionet ndërkombëtare kanë tentuar “të gjejnë macën e zezë në errësirë”, ngase lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër.