Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 12:56

Xhirimet e incidentit në pikën kufitarë në Jarinje nuk janë asgjë, krahasuar me ato që janë bërë gjatë incidentit në fshatin Jegenicë ku në të dy rastet janë sulmuar me armë zjarri pjestarët e KFOR-it nga ana e grupeve serbe që kanë përkrahje direkte nga Qeveria e Beogradit.

Grupe kriminale serbe përkrahen nga Ministria e Punve të Mbrendëshme e Serbisë dhe Ministri Ivica Daçiç, ish-krahu i djathë i kriminelit Sllobodan Millosheviç.

Që xhirimet e sulmit me armë zjarri ndaj pjestarë të NATO-së në Jegenicë është shumë më tragjike se në pikalimin kufitarë në Jarinjë, këtë e ka pohuar ish-komndanti i agjensisë ushtarake serbe të intelegjencës Aleksandar Dimitriev për mediat serb.

Sipas tij në xhirimet në incidentin e Jarinjës nuk shfaqet askund Zvonko Veselinoviç dhe vllai i tij, të cilët komandanti I KFOR-it i ka përmenduar si organizator të këtij sulmi, por xhirimet gjatë sulmit në fshatin Jegenicë të komunës së Zubin-Potokut kur janë plagosuar ushtarë e KFOR-it të kontigjentit gjerman dhe austriak, për Serbinë tani janë shumë më të rrezikëshëm se në xhirimet që ne i kemi parë Jarinjë.

Dimitrijev ka pranuar se xhirimet në Jegenicë qëndrojnë në atë se ç’ka ka deklaruar komandanti i KFOR-it Erhard Drevs se në sulmin ndaj KFOR-it janë parë Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij si dhe funksionarë të lartë të Partisë së Tomisllav Nikoliç SNS-së, këtë e vërtetojnë edhe xhirimet.

Sipas ish-kryespiunit të Ushtrisë së Serbisë, xhirimet për të cilat është duke folur Komandanti i KFOR-it Drevs, shfaqet dhe kryetarët e komunave të veriut të Kosovës si dhe njerëz të rëndësishëm nga Beogradi emra e të cilëve ai nuk ka dashuar që t’i përmendë.

Sipas tij nuk është e munduar që Veselinoviç, i vetëm të ketë bërë një aksion të tillë pa mbështetjen që vjen nga Serbia.

Shoqata të ndryshem nga Beogradi shkojnë poshtë (Kosovë) që të provokojnë dhe të nxisin tensione dhe kjo dikujt po i shkonë përshatat që atje poshtë (në Kosovë) të ndodhin çudira dhe që përsëri ne të përjetojmë atë që ka ndodhuar në Kraijnë dhe në Sllavonin përendimorë (Kroaci) ka nënvizuar Aleksandar Dimitrijeviç, ish-krye shpiuni i Ushtrisë së Serbisë.

Duhet theksuar se në incidentin e barikadës në fshatin Jegenicë të komunës së Zubin-Potokut, pjestarë të KFOR-it janë sulmuar nga grupe kriminale serbe me armë zjarri ku  mbi 20 ushta janë plagosuar rënd e lehtë.

Në kët incident është plagosuar edhe I ashtuquajturi Kryetra i Komunës së veriut të Mitrovicës Kërstimir Pantiq por media serbe këtë fake e kanë mbajtuar të mbyllur. (LajmeShqip.com)