Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 15:37

Prishtinë – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Dr. Isa Mustafa, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka uruar sot, nëpërmjet një telegrami, z. Lulzim Basha, për zgjedhjen në krye të Bashkisë së Tiranës.

Në telegramin e urimit Mustafa shkruan se “në emër të qytetarëve të Prishtinës dhe në emrin tim personal, ju uroj për zgjedhjen tuaj në krye të Bashkisë së Tiranës, dhe gjithashtu ju përgëzoj për suksesin e arritur dhe të merituar”.

Ai shpreh “bindjen e plotë se Ju dhe Bashkia e Tiranës do t’i çoni përpara proceset e integrimeve, për t’u bërë së shpejti pjesë e qyteteve të familjes evropiane”.