Lajme Shqip Sunday, 19 February 2012 19:21

Dibër- Pasi përmirësimit të situatës së veri të vendit, gjatë qëndrimit të tij në Dibër, kryeministri Sali Berisha rriti dozën e sulmeve ndaj kreut të opozitës Edi Rama dhe sjelljes që pati ajo në menaxhimin e krizës.

Sipas shefit të qeverisë shqiptare, Rama lutej që situate e krijuar nga dëbora të zgjaste sa më shumë pasi shpresonte sipas tij se “pas dëborës do të mbinin vota” ndërsa përsa i përket situatës në veri, kryeministri garantoi se të gjitha institucionet shtetërore dhe Shtabi i Emergjencave janë në gatishmëri të plotë për të kapërcyer këtë gjendje të vështirë.

Berisha theksoi se qeveria është e përgatitur për të përballuar këtë situatë të vështirë, të krijuar nga rreshjet e mëdha të dëborës.

Kryeministri ka shtuar se situata është tërësisht nën kontroll ndërsa gjeti rastin të vlerësojë punën e bërë nga institucionet. Berisha deklaroi se po punohet pa ndërprerje për të hapur të gjitha rrugët, në zonat e bllokuara nga dëbora.