Lajme Shqip Tuesday, 10 April 2012 19:57

Dublin-Që kur Kosova shpalli pavarësinë, vendi ka bërë përparime të ngadalta në vendosjen e sundimit të ligjit. Sfidat, si krimi i organizuar, korrupsioni, pastrimi i parave etj, po pllakosin shtetin.

Kështu thuhet në një artikull të gazetës Irish Times. Gazeta përmend përpjekjet e institucioneve për ta luftuar këtë dukuri, ndërsa citon presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, të ketë thënë se prioriteti i saj kryesor është, që në vend të ketë “Zero tolerancë ndaj korrupsionit”

“Nuk do të lejoj që korrupsioni të mbajë peng të ardhmen e shtetit tim dhe të ardhmen dhe mirëqenien e qytetarëve të tij”, citohet të ketë thënë Jahjaga për gazetën Irish Times.

Lidhur me korrupsionin në Kosovë gazeta ka intervistuar edhe shefin e ICO-së Piter Feith. Ku i fundit duke folur për pasojat e korrupsionit ka theksuar se “Ekonomia nuk mund të zhvillohet, sepse nuk do të ketë investime direkte. Nëse një vend ka reputacion të keq, nuk do të ketë investime.

“Kjo nuk është unike për Kosovën, kjo mund të shihet gjithandej në Ballkan dhe më gjerë në rajon dhe është një fenomen i cili do të marrë kohë derisa të zhduket tërësisht”, citohet te ketë thënë Faith për gazetën Irish Times. (LajmeShqip.com)