Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 18:30

Tiranë – Kreu i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj, së bashku me kryetaren e Shoqatës së Paraplegjikëve, Mybere Prizreni kanë dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal për abuzime me fondin e rimbursimit të energjisë.

Faktikisht, numërohen rreth 15 mijë persona me aftësi të kufizuara, ndërkohë që nga kompensimi i energjisë elektrike mendohet se përfitojnë 25 mijë persona.

Kreu i shoqatës së të verbërve, Tafaj deklaroi se, po abuzohet me fondet e akorduara nga buxheti i shtetit për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar.

Sipas tij, buxheti që shteti jep çdo vit për ta është mjaft i madh, madje i fryrë, por përfitimi direkt për këtë shtresë është mjaft i ulët dhe kjo si pasojë e listave abuzuese që hartohen për përfituesit e këtyre fondeve.