Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 16:05

Tiranë – Një i ri nga Kosova, i dënuar nga Gjykata e Gjilanit në gusht të vitit të kaluar për “vrasje”, u ekstradua sot drejt Kosovës nga Pika e Kalimit Kufitar të Morinës, ku do të përballet me drejtësinë e vendit.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se 26 vjeçari Shiqeri Idrizi, u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në Portin e Durrësit, pas një bashkëpunimi të Interpol Tiranës me Interpol Kosovën.

Të njëjtat burime thanë se nën akuzën e “vrasjes” , mbasditen e së mërkurës, u ekstradua  nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë, 47 vjeçari Haxhi Kuqja, i arrestuar në nëntor të vitit 2010 në shtetin fqinj. Mësohet se Kuqja është dënuar nga Gjykata e Elbasanit  me 23 vjet heqje lirie.

Ky shtetas akuzohet se për motive hakmarrjeje, në prill të vitit 1994 ka vrarë shtetasin Belul Hoxha, pasi ky i fundit pak muaj më parë i kishte vrarë të atin.