Lajme Shqip Tuesday, 07 May 2013 13:24

Gjenevë – Avokati i Popullit, Sami Kurteshi po merr pjesë në takimin vjetor të Komitetit Koordinues Ndërkombëtar (ICC) të Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (IKDNj), në Gjenevë të Zvicrës. 
Sipas njoftimit të Institucionit të Avokatit të Popullit, një ndër çështjet e parapara në agjendën e këtij takimi është edhe diskutimi për akreditimin e IAP në ICC.
Kurteshi, paraqiti dhe arsyetoi kërkesën formale për anëtarësim të Institucionit të Avoaktait të Popullit të Kosovës në këtë organizatë, e cila është në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.