Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 15:30

Tiranë – Tirana zyrtare i ka kërkuar sqarime ambasadorit maqedonas në vendin tonë, për konfliktet ndëretnike të shënuara kohët e fundit në Maqedoni.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Minstrinë e Punëve të Jashtme, Vladimir Pulaj, në Komisionin e Punëve të Jashtme. Ai deklaroi se priten sqarimet e ministrit maqedonas, menjëherë pas kthimit të tij nga Shkupi.

“Në dënim të këtyre akteve, njëkohësisht duke kërkuar nga qeveria hapur që ajo të bëjë hetime dhe të nxjerri përpara ligjit personat përgjegjës. Ndërkohë me ambasadorin këtu është biseduar për këto çështje dhe i kemi kërkuar që pala maqedonase duhet të bëjë çështë e mundur që këto incidente, këto fenomene që ngrenë krye, të karakterit nacionalist, të shtypen që në lindje”- deklaroi Pulaj. (BW)