Lajme Shqip Tuesday, 13 March 2012 17:00

Tiranë – Qytetarë e aktivistë të Kuvendit Civil dhe tifozave Kuq e Zi protestuanpara ambasadës maqedonase në Tiranë duke protestuar kundër akteve raciste dhe dhunës ndëretnike të ushtruar ndaj shqiptarëve nga huliganë maqedonas.

Kuvendi Civil bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë sa më parë dhe të mos sillen si vëzhgues sehirxhinj të destabilizimit.

“Vetëm në pak javë janë vrarë 2 shqiptarë, plagosur 30 të tjerë, djegur flamuri shqiptar dhe sjellje të tjera nacionaliste të tepruara. Si faktori ndërkombëtar, ashtu dhe politika shqiptare pasive dhe e pudrosur, kanë heshtur në mënyrë të padenjë. Nacionalizmat agresive janë atavizma me prapavija ideologjike, raciste fetare, shpirti i një bote të pashpirt në ditët e sotme. Shqiptarët etnikë akuzojnë shtetin maqedonas se
ka dalë nga kontrolli duke lejuar nacionalizmin sllavo-maqedonas me
dukuri naziskine. Përgjegjësia është e segmenteve shtetërore të
inkriminuara që përdorin pseudonacionalizmin dhe e shesin si argument
për pushtet”, thuhet në deklaratën e Kuvendit Civil.

Ai apeloi që të respektohet marrëveshja e Ohrit dhe faktori
ndërkombëtar të ndërhyjë në mënyrë urgjente, ndërsa klasa shqiptare politike në Maqedoni të heqë dorë nga përçarja dhe të bashkohet sa më parë.
 

************************************

Shoqata shqiptare dhe Tifozat Kuq e Zi sot në Tiranë do të protestojnë para ambasadës së Maqedonisë, në shenjë revolte kundër incidenteve të fundit dhe dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni. 

Protesta organizohet në mesditë nga Kuvendi i Patriotëve Civil, pjesë përbërëse e Kuvendit Civil në bashkëpunim me UNIKOMB dhe Tifozat Kuq e Zi.

Ngjarjet e fundit tronditëse të dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni nuk janë rastësi, ku një javë më parë u vranë dy të rinj nga një polic civil maqedonas si dhe dhunimi i ushtruar nga terroriste huligan sllavo-maqedonas të paidentifikuar ende ndaj 15 nxënësve shqiptar, nxiti organizmin tonë për të reaguar duke protestuar para kësaj ambasade kundër qëllimit dhunues që ju bëhet sistematikisht vëllezërve tanë shqiptar në Maqedoni ! Nga njëra anë policia maqedonase arreston shqiptarët dhe mbështet terroristët e tyre duke i lënë të lirë në veprimet e tyre anti shqiptare. Thirrja jonë do të jetë dhe për rikthimin e trevave shqiptare në Maqedoni në shtetin e tyre amë Shqipëri si dhe ribashkim mbarëkombëtar territorial të Shqipërisë !”, theksohet në njoftimin e organizatorit të protestës.