Lajme Shqip Monday, 28 November 2011 19:10

Me rastin e ditës së flamurit kombëtar  sot në Prishtinë para ndërtesës së Rektoratit të UP-së u zbulua shtatorja e veprimtarit të cështjes kombtare heroit të kombit Hasan Prishtina.

Në një akademi kushtuar jetës dhe veprës së hasan prishtinës,Presidentja Atifete Jahjaga tha se duke nderuar figurën e Hasan Prishtinën nderojmë përpjekjet tona për liri dhe shtet.

Ngritja e shtatores së Hasan Prishtinës në këtë ditë të shënuar të kombit, është sublime tha presidentja atifete jahjaga. Në akademinë solemne kushtuar jetës dhe veprës së hasan Prishtinës Jahjaga tha se  duke nderuar figurën e diplomatit dhe politikanit që i kushtoi gjithë jetën cështjes kombëtare ndërsa shkriu pasurinë e tij për shkolta dhe arsimimin shqip , ne nderojmë veten tonë.

Minsitri i Kulturës Memli Krasniqi tha se Hasan Prishtina është figura politike   mbarë shqiptare i cili mund të konceptohet edhe si bashkëkohës i yni sepse idetë dhe ështjet që e kanë tunduar atë  në jetë, janë akute edhe sot e kësj dite.

Akademinë e ka përshëndetur edhe përfaqësuesi  familjes Jashari, zoti Rifat Jashari, ambasadori I Shqipërisë Islam Lauka dhe ministri i arsimit Ramë Buja.