Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 12:00

Prishtinë- Dy prokurorët e shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Ismet Kabashi dhe Ina Rama, hodhën poshtë sot mundësinë e ndërhyrjes së politikës në punën e prokurorisë. Gjatë një takimi që patën në Prishtinë, kryeprokurori Kabashi tha se nuk pasur rast të ndëryrjes së njerëzve të politikës në procese të caktuara.

Edhe prokurorja e përgjithshme e Shqipërisë Ina Rama mohoi të ketë ndërhyrje të politikës në punën e prokurorisë, megjithatë nuk përjashton problemet dhe tensionet që shkaktohen herë pas here.

Gjatë takimit të sotëm Kabashi e Rama kanë diskutuar edhe rreth zbatimit të marrëveshjes midis dy prokurorive lidhur me bashkëpunimin e ndërsjellë për luftën kundër krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave.

Ina Rama premtoi se Shqipëria do të ndihmojë integrimin e prokurorisë së Kosovës në organizatën ndërkombëtare të prokurorëve, me qëllim të shtimit të efikasitetit dhe bashkëpunimit të prokurorëve në nivel ndërkombëtar.

Prokurorja e përgjithshme e Shqipërisë Ina rama do të qëndrojë dy ditë në Kosovë. Ajo është takuar sot edhe me presidenten Atifetet Jahjaga dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministër i drejtësisë Hajredin Kuci. (LajmeShqip.com)