Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 16:20

Prishtinë – Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se imazhi satelitor i vitit 2010, tani mund të shikohet në ueb-faqen e komunës.

Në njoftimin për media thuhet se imazhin satelitor Komuna e Prishtinës e përdor në procesin e legalizimit të objekteve pa leje.

“Te gjithë të interesuarit mund të eksplorojnë këtë imazh satelitor për të parë gjendjen e ngrirë sa i përket ndërtimeve në Prishtinë. Komuna e Prishtinës këtë imazh satelitor e shfrytëzon edhe për qëllime tjera, si për llogaritjen e metrave katrore dhe etazhitetit të objekteve si bazë për caktimin e tatimit në pronë dhe për qëllime tjera”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se me disa përllogaritje të përafërta, numri i objekteve në ketë imazh satelitor jep mundësinë që të dihet numri i banoreve të Prishtinës, numri i shfrytëzuesve të shërbimeve publike si ujë, energji, ngrohje, ndriçim publik, prodhimi i mbeturinave urbane etj.