Lajme Shqip Monday, 15 July 2013 11:03

Tiranë- Arben Imami nxjerr ne shitje me 16 dhe 17 Korrik prona te tjera te Ushtrise shqiptare

Ministri me i papergjegjshem i Mbrojtjes ne 100 vjet shtet shqiptar, Arben Imami, po vazhdon edhe ne keto dite nxjerrjen ne shitje te disa pronave te Ushtrise shqiptare.

Edhe megjithese se ky proces shitjeje pronash publike duhet te ishte nderprere te marten dhe te merkuren e kesaj jave jane njoftuar dy ankande shitjeje.

Në Ksamil Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë në ankand një sipërfaqe prej 3000 metra katrorë, me vlerë fillestare ankandi prej 12 milionë lekësh.

Në Babicë ka nxjerrë për shitje një sipërfaqe prej 625 metra katrorë, me vlerë ankandi fillestare 2 milionë lekë.

Keto dy reparte ushtarake jane ne dy zona shume te lakmuara turistike dhe sic edhe konstatohet nga vlera e fillimit te ankandit, keto dy prona po shiten shume here ne vleren e tyre te tregut.

Po ashtu në ankand po nxirret edhe nje grup depo municioni, ne Berat me nje siperfaqe prej 24089 m2.

Qeveria ne detyre e Sali Berishes ka nxjerre gjithashtu ne shitje ne ankandin qe do te zhvillohet te marten dhe te merkuren edhe nje fabrikë dhe depo luledielli në Delvinë, Posten e policisë Kufitare në Fier, madje edhe ish- teatrin e kukullave në Kukës.

Riperserisim thirrjen tone per nderprerjen e ketij procesi te turpshem shitjeje disa here nen vleren e tregut te pronave shteterore. I rikujtoj Sali Berishes dhe Arben Imamit se me 23 Qershor keni humbur te drejten per te tjetersuar pronat e shqiptareve, sepse me vote u denuat per te mos vazhduar me sjelljen prej pushtuesi ndaj pronave publike dhe ne menyre te vecante ndaj pronave te Ushtrise shqiptare.

Do t’i monitorojme me kujdes dy ankandet e njoftuara me datat 16 dhe 17 korrik 2013 dhe te gjitha parregullsite e verejtura do te jene pjese e dosjes se hetimit administrativ te gjithcka ka bere Arben Imami me pronat e Ushtrise ne keto kater vjet ne krye te Ministrise se Mbrojtjes. I takon Prokurorise dhe Gjykates me pas te vendose per fatin e ketij shperdoruesi funksioni publik ne dem te pasurise se shqiptareve.

I garantojme qytetaret shqiptare se ne do t’i qendrojme fjale per fjale angazhimit tone per te zbardhur rast per rast abuzimet e Qeverise se Sali Berishes me pronat e tjetersuara nga publiku tek private te lidhur me pushtetin. Lufta kunder korrupsionit eshte angazhimi yne prioritar./Tema/Lajmeshqip/