Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 17:43

Prishtinë – Burime të Lajmeshqip.com bëjnë të ditur se negociatat midis spektrit politik në Kosovë do të rezultojnë suksesshëm.

Bëhet e ditur se PDK, LDK dhe AKR janë dakorduar për një emër tjetër për president të vendit.

Propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Iljaz Ramajli, pretendohet të jetë emri i pranueshëm nga të tri këto parti për president të Kosovës.

Bëhet e ditur se me këtë propozim është dakorduar edhe vetë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ai i PDK-së, Hashim Thaçi, kryeministër i vendit.

Ndër emrat e përfolur thuhet të ketë qenë edhe propozimi tjetër i LDK-së, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, poo dakordimi i përbashkët ka qenë për Iljaz Ramajlin.o

Iljaz Ramajli ka qenë një nga zyrtarët e lartë politikë në ish-Jugosllavi dhe kryetar i Kuvendit të ish-Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.