Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 19:57

Prishtinë – Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Ilir Deda, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e ka cilësuar të ngutshme vizitën e kryenegociatorit serb Borko Stefanoviq në Kosovë.

Është e hershme vizita e zotit Stefanoviq në Kosovë, me një nguti. Ky është një vendim, të cilin e ka marrë Qeveria dhe duhet të bisedoni më shumë me ata që e kanë marrë këtë vendim – pse e kanë marrë në këtë moment, ka thënë Deda.

“Ju e keni parë që edhe zonja Tahiri nuk ka qenë shumë e entuziazmuar për këtë vizitë dhe unë vetëm mund të përfundoj se ka qenë shumë e hershme vizita e zotit Stefanoviq“, ka shtuar ai.

Ndërkohë që duke folur rreth deklaratave të Stefanoviqit lidhur me veriun, Deda ka thënë se qëndrimi i Presidentes është i qartë. Sipas tij, bisedohet për çështje ndërmjet dy shteteve dhe jo për çështje të brendshme, ka thënë Deda.