Lajme Shqip Friday, 14 September 2012 16:34

Zveçan – Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin sot në Zveçan ka deklaruar se instuticionet serbe në këtë rajon do të funksionojnë me kapacitete të plota.

Ai ka theksuar se në asnjë moment Serbia nuk do ta shikoj Kosovën ndryshe nga cilado pjesë tjetër e territorit të saj.

“Shteti do të jetë këtu me kapacitet të plotë dhe nuk do të lejoj që ju mos të mund të jetoni”, ka thënë Vulin i cili ka mbërritur në Zveçan pa paralajmërim dhe pa përcjellje, transmetojnë mediat serbe.

Vulin më tutje tha se , përfaqësuesit e serbëve do të përfshihen në dialogun e bisedimeve Prishtinë- Beograd, duke shtuar se fundi i pavarësisë të mbikëqyrur nuk ndryshon asgjë sepse Serbia nuk do ta njohë Kosovën por vetëm në bazë të Kushtetutës së Serbisë. (LajmeShqip.com)