Lajme Shqip Friday, 07 December 2012 17:40

TIRANE- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka shprehur sot mbështetje të plotë për nismën e kryeministrit, Sali Berisha për dhënien e shtetësisë të gjithë shqiptarëvë kudo që janë pa kushte.

Duke theksuar se qeveria shqiptare nuk ka bere ende asgje per çeshtjen çame, Idrizi tha se në hartën e shqiptarëve që do të marrin nënshtetësinë të përfshihen edhe edhe Çamët ortodokse qe jetojne ne Greqi si edhe Arvanitasit.

‘Tu japim pasaporten te gjithe shqiptareve ne Greqi te cilet deri sot kane qene te shtypur e pamundur te deklarohen si shqiptare. Tu japim kurajo çameve ortodokse dhe arvanitase qe ta deklarojne veten si shqiptare”- është shprehur Idrizi gjatë një leksioni të hapur në Universitetin Luarasi.

Sipas Idrizit, pasaporta shqiptare i duhet dhënë edhe Presidentit grek, Karolos Papulias, i cili eshte çam ortodoks.

“Ka ardhur koha per reciprocitet me Greqine. Ka ardhur koha qe Greqia t’i njohe realitetet etnike dhe minoritetet qe jetojne ne Greqi’- përfundoi Idrizi.(LajmeShqip.com)