Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 10:03

Shumë familje të riatdhesuara kosovare po emigrojnë përsëri ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian.

Ata po refuzojnë të qëndrojnë në Kosovë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe mungesës së vendeve të punës.

“Po të më jepet mundësia sërish e marrë atë rrugë dhe iku prej këtu”, thotë Luljeta Aliu, nëna e tre fëmijëve bashkë me të cilët edhe bashkëshorti është kthyer më 18 gusht në Kosovë, prej Gjermanisë.

Shteti gjerman ia ka refuzuar kësaj familjeje leje qëndrimin me përgjigjen se në Kosovë gjendja është stabile dhe nuk ka krizë për të mos jetuar.

Por, Luljeta thotë se kriza sa po shkon e thellohet.

Madje, sipas saj, janë të kthyerit nga vendet e BE-së ata që tash në Kosovë po jetojnë në varfëri edhe më të madhe sesa që ishin kur braktisën vendin. /Zeri/