Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 08:00

Prishtinë- Duke i pasur parasysh kushtet e vështira atmosferike, EULEX-i do të ndërmarrë masa për ta zvogëluar konsumin e tij të rrymës elektrike për ta ndihmuar rrjetin elektrik të Kosovës.

Nëpër objektet e EULEKS-it, do të shfrytëzohen gjeneratorët sa më shumë që është e mundur për ta mbajtur në minimum shfrytëzimin e rrymës nga rrjeti elektrik.

Sistemet e EULEKS-it për ngrohje dhe ndriçim do të kontrollohen nga personeli teknik në përpjekje për ta kontrolluar dhe minimizuar shfrytëzimin e energjisë elektrike. Gjatë fundjavës, do të ndërpritet e tërë rryma përveç asaj të domosdoshme për punë. Ky rregull do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar. Kjo do t’u ndihmojë shërbimeve publike në përpjekjet e tyre për ta furnizuar popullatën e përgjithshme me rrymë. (LajmeShqip.com)